Tërmeti i djeshëm më i fuqishmi në 100 vitet e fundit

Tërmeti, i cili ndodhi dje ka qenë më i fuqishmi në 100 vitet e fundit, sipas sizmologëve.

Sipas të dhënave të observatorit sizmologji të Shkupit, dje ka pasur një seri tërmetesh, prej të cilave, qytetarët i kanë ndier tre, ndërsa më i fuqishmi ka qenë 4.9 ballë sipas shkallës së Riterit, me epiqendër në Maqedoninë Jugperëndimore, në malin e Plakenit.

“Kjo epiqendër karakterizohet me tërmete më të fuqishme në 100 vitet e fundit, që ishin 4.2 ballë, dhe në fakt tërmeti i djeshëm ishte më i fuqishmi në 100 vitet e fundit në këtë rajon. Seri e tillë e tërmeteve zakonisht ndodhin në 5 deri në 10 vite”, thonë sizmologët.

Sipas tyre, tërmetet në Maqedoni janë tektonike dhe nuk lidhen me sasinë e shiut që ra gjatë ditëve të kaluara, ndërsa ekspertët e tërmeteve thonë se nuk mundet saktë të parashikohet nëse sërish do të ketë tërmet, shkruan “AM”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button