Britney Spears: Jam një nënë si gjithë të tjerat

Është një nga yjet më të famshëm të muzikës pop, por Britney Spears këmbëngul se kur vjen puna tek djemtë e saj, ajo është një nënë si gjithë të tjerat.

“Gjatë gjithë kohës jam në merak dhe mendoj se çfarë duhet të kisha bërë ndryshe ose çfarë nuk duhet të kisha bërë fare”, tha këngëtarja 32-vjeçare për revistën ‘Vegas’ duke iu referuar dy djemve të saj, Sean dhe Jayden, 8 dhe 7 vjeç.

Spears nënvizoi se kontrata që ka nënshkruar për 50 shfaqje në dy vite me “Planet Hollywood Resort and Casino” në Las Vegas do i japë një mundësi për të bërë një jetë normale.

“Mendoj se tashmë do të kem një jetë normale me fëmijët pasi këto shfaqje nuk krahasohen me axhendën time të mëparshme”, tha Britney Spears.

/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button