Hyn brenda kafazit të luanëve për t’u vetëvrarë, rojet detyrohen të vrasin kafshët

Vizitorët e kopshtit zoologjik kanë mbetur të stepur në një kopsht zoologjik në Santiago të Kilit, kur rojet e kopshtit kanë filluar të gjuajnë personin, i cili i zhveshur është hedhur brenda kafazit me luanë, duke i provokuar ata me qëllim që ta sulmojnë, njofton sot The Guardian, transmeton portali Tesheshi.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mëngjes, kur 20-vjeçari Franco Luis Ferrada u fut në kafazin me luanë. Sipas dëshmitarëve okularë, luanët fillimisht kanë injoruar viktimën, mirëpo britma e Fernandos i ka nxjerrë nga takti.

Siç bëjnë me dije mediat atje, ky veprim i mashkullit kilian konsiderohet si tentim vetëvrasje.

Rojet fillimisht kanë tentuar që t’i ndalojnë luanët me topa uji, por pasi kjo nuk ka pasur sukses, ata kanë përdorur shigjeta për t’i vënë në gjumë. Mirëpo, në vend që të qëllojnë luanët, ata kanë qëlluar në qafën e Francos. Luanët më pas sulmuan Ferradan dhe në tentativë për t’i penguar ata për ta shqyer viktimën, rojet u detyruan të shtijnë me fishekë të vërtetë. Këto dy shtazë, të cilat ishin më të preferuarat në kopshtin zoologjik, ngordhën para syve të vizitorëve, ndërkohë që Ferrada u dërgua në spital.

Alehandra Montalva, drejtoreshë e kopshtit zoologjik u vu në mbrojtje të stafit të saj.

“Fillimisht roja donte të shpëtojë jetën e personit, por fatkeqësisht ishim të shtyrë që të sakrifikojmë të dy pjesëtarët e familjes sonë.”

Ajo ka shtuar se në kopshtin zoologjik ka një protokoll, ku thuhet se “jeta e njerëzve është më e rëndësishme, edhe pse janë të tronditur nga humbja e dy luanëve”.

Në rrjetet sociale, kilianët kanë kritikuar autoritetet në kopshtin zoologjik, ndërsa të tjerë kanë komentuar mbi domosdoshmërinë e trajtimit të personave me probleme mentale si rasti i Ferrados.

Të shtunën mbrëma, dhjetëra vetë kanë shkuar te kopshti zoologjik për të ndezur qirinj për luanët e vrarë. Në ndërkohë, mjekët nga spitali kanë thënë se janë optimist se Ferrada do të mbijetojë e se 24 orët e para janë kyçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button