Shkëndija kampione për gjeneratat U17

Titulli i kampionit i siguruar javën e kaluar, kësaj rradhe është rumbullaksua me pranimin e trofeut të më të merit në këtë kategori të garave. Gjenerata U 17 e Shkëndijës ka mundur 5:1 Shkupin, në një ndeshje ku nga tribuna vinte mbështetja e një numri të konsiderueshëm të ‘Ballistëve’, të cilët anonin sikur të luante ekipi i parë dhe duke treguar në këtë mënyrë se vlerësojnë maksimalisht arritjen e ekipit të kadetëve të Shkëndijës.

Ndeshja nisi me lojë të balansuar, ndërsa ‘kuqezinjtë’ të entuziazmuar ndoshta nga mbështetja e pazakontë për këtë kategori futbollistësh që vinte nga tribuna, në pjesën e parë sikur nuk mund të gjenin veten. Këtë e shfrytëzoi Shkupi që në minutën e 20-të pas një gabimi të Fazllagiqit para zonës, me anë të Miftarit shënojnë për epërsi 0:1. Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim dhe miqtë shkuan në pushim me epërsi, ndërsa në fillim të pjesës së dytë sikur doli një skuadër tjetër e Shkëndijës.

Muharem Velija del në plan të parë duke u bërë protagonist kryesor. Vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Velija barazon në 1:1, ndërsa i njëjti futbollist në minutën e 56-të shënon për përmbysje 2:1. Katër minuta më vonë Xhevad Sherifi shënon për 3:1, ndërsa Shkupi nuk mund të mbante rritmin e ‘kuqezinjëve’. Gazmend Loki në minutën e 70-të shënon për 4:1, ndërsa një minutë më vonë Muharem Velija me golin e tretë personal fikson rezultatin final 5:1.

Pas përfundimt të ndeshjes pasoi ceremonia e ndarjes së trofeut për titullin e kampionit, të cilin kadetëve të Shkëndijës u’a dorëzoi zëvendës sekretari i përgjithëshm i FFM-së, Enver Sulejmani. Këtu u krijua atmosferë e bukur, ndërsa futbollistët e rinjë të Shkëndijës bashkë me ‘Ballistët’ festuan titullin e kampionit, në një ambient ku nuk munguan edhe fishekzjaret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button