Çmenduria e shekullit, Messi në PSG?

Si duket lajmi i shekullit po afrohet. Skuadra franceze, Paris Saint Germain si duket nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi.

Vitin që lamë pas klubi francez disa herë e përgënjeshtroi mundësinë e këtij operacioni, por tani është pikërisht “L’Equipe”  e cila zbulon planin e sheikëve, të cilët po përgatiten për të ‘tronditur’ botën e futbollit.

E përditshmja “L’Equipe” shkruan se operacioni duket shumë i vështirë, por presidenti Al-Khelaifi ka vendosur të sfidojë cilin do qoft klub që do të tentoj të hyj në bisedime me yllin argjantinas.

Edhe pse  klauzola që argjentinasi ka me blaugranat është 250 milionë euro, Al-Khelaifi nuk do e ket problem aspak dë derdh këtë shumë të cilën e kërkon klubi spanjoll.

Tashmë është e qartë francezët janë futur në bisedime direkt me babin e Messit, i cili vetëm pak ditë më parë deklaroi se nuk ka asgjë për momentin por është nder që PSG mendon për lojtarin më të mirë në botë.

Por sido që të jetë, një gjë është e sigurt se në qoftë se do ndodhë një gjë e tillë, njëher lajmi nuk do të besohej por pastaj do të cilësohej si çmenduria e shekullit. (Zekirja Mexhiti)

Lajme të ngjashme

Back to top button