Gjendja e rrugëve, në gjendje të mjerueshme

Gropa dhe arnime. Me vite të tëra është asfalti i tillë nëpër autostradë. Shoferët janë të zemëruar për shkak të infrastrukturës së keqe dhe mungesës së mirëmbajtjes, raporton Alsat-M.

Qytetarët thonë se: “Rrugët janë për merak, ashtu si para 50 viteve”. … “Nuk është problem taksa rrugore, por rrugët janë shumë të këqija. Katastrofë”….”Nuk ka kushte të paguhet taksa rrugore. Më mirë ti heqin këto pikë pagesa rrugore”.

Rehabilitimi i rrugës 22.5 km të gjatë nga Shkupi në Kumanovë nuk ka filluar. Në proces është përzgjedhja e kontraktuesit, na njoftuan nga Agjencia për rrugë. Kanë filluar aktivitetet ndërtimore të rrugës nga Kumanova në Shkup, dhe duhet të përfundojnë deri në mes të vitit të ardhshëm. Shumica e parave janë nga fondet IPA. Por deri sa zgjatë rehabilitimi do të paguhet taksa rrugore, edhe pse vozitet në një korsi dhe në asfalt me gropa. “Taksa rrugore paguhet për përdorimin e rrugës publike, ose të një pjese të saj, ose për objektet në rrugë, gjegjësisht pagesa e kompensimit nuk kufizohet vetëm për përdorim në autostradë”, njoftojnë nga Agjencia për rrugë shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button