Ukrainë, s’ka më zgjidhje paqësore

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Vitali Zakarçenko tha se përpjekjet për t’i gjetur një zgjidhje trazirave në Kiev me mjete paqësore janë të kota.

Sipas tij negociatat me protestuesit dështuan. Ai fajësoi grupet radikale për dhe shtoi se protestuesit janë të armatosur. “Ngjarjet e diteve te fundit ne kryeqytetin e Ukraines- tha ai- treguan se perpjekjet tona për ta zgjidhur konfliktin ne menyre paqesore, pa u mbeshtetur te nje force konfrontuese jane te kota”.

Thirrjeve tona nuk iu kushtua vemendje dhe armepushimi eshte shkelur”.Komentet e tij erdhen ndersa protestuesit u perpoqen te merrnin nën kontroll Ministrine e Energjise, qe zyrtaret e quajtën një akt terrorizmi. Te premten, presidenti Viktor Janukovic u perpoq te bënte leshime me qëllimin për ti dhënë fund krizës.Ai u zotua se do të rishikonte ligjin kundër protestave dhe riformatonte qeverine por pa dhënë detaje.

“Ne kemi rene dakort për të zhvilluar një seancë të RADA-s, do te quhet e jashtezakonshme. Gjate kesaj séance ne do te diskutojne urdhrin e ri te veprimeve qe eshte i nevojshëm sot per te shmangur pyetjet e mprehta”, tha Janukoviç.

Një prej udheheqesve te opozites, drejtuesi i levizjes UDAR, ish-boksieri i peshave te renda Vitali Klitçko tha se protestuesit tani kërkojnë doreheqjen e presidentit. Komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Europian, Shtefan Fyle zhvilloi bisedime te ndara ne Kiev, me presidentin dhe udheheqesit e opozites, te premten.

Fyle tha se BE do t’i asistoje te dy paleve, për ta qetesuar situaten si dhe në gjetjen e zgjidhjes për ta nxjerre vendin nga kriza. Protestat ne Ukraine nisen në fund të nëntorit, pasi qeveria kundershtoi firmosjen e nje marreveshjeje te rendesishme me BE. Tensionet kulmuan kete jave pasi dy protestues u qelluan me arme zjarri gjate perleshjeve ne afersi te kampit kryesor te protestes ne Sheshin Pavaresia ne Kiev. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button