Ja ku parashihen tërmetet më të forta

“Toka ka mbledhur tenergji kolosale, që është e gatshme të shkaktojë disa tërmete të forta. Presim që kjo të ndodh vitin e ardhshëm”.

Sipas Ivan Tihonov, shef i laboratorisë seizmologjike për gjeologji detare dhe gjeofizikë. tërmet me magnitudë 8+, me siguri do të ndodh deri më shkurt të vitit 2017 afër ishujve Urup, në jug të ishujve Kuril. Këtu ndodhet edhe qetësia seizmike.

“Deri më 2018 tërmete të forta me magnitudë 7.7 pritet në ishujt verior të Kurilit goditje me përmbyjtje nga 6-7 shkallë sipas Rihterit deri në pranverën e vitit të ardhshëm në pjesën jugore të Sahalin. Kohëve të fundit në rrethinën e Kurileve, Kamcatka dhe Hokaido praktikisht nuk ekzistonte aktivitet seizmik. Ky ishte edhe sinjal për hulumtuesit. Kjo qetësi do të thotë se në brendësi toka ka mbledhur energji kolosale, e cila mund të shkakton  jo vetëm një, por disa tërmete. Presim që kjo të ndodh vitin e ardhshëm”, ka thënë për “Ruska Rec” në gjuhën maqedonase Tihonov, trasnmeton Portalb.

Që ti vërtetojnë këto rezultate shkencëtarët kanë përdorur 8 metoda të ndryshme për prognozimin e tërmeteve. Në mesin e tyre, është medoti LURR- i seizmologëve kinezë me të cilin merret parasysh veprimi i forcave gravituese të Hënës dhe Diellit mbi presionin ndaj kores së Tokës. Pastaj, janë përdorur edhe hulumtimet seizmike të seizmologut Kijo Mogi, që parashohin aktivitetet seizmike./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button