Milevski me kryeministrin hollandez: Të vazhdojnë reformat e Marrëveshjes së Përzhinës

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike, Goran Milevski në Leuvarden, Holandë mbrëmë ka realizuar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rute.

Milevski personalisht e ka njohur Rute me gjendjen aktuale në Maqedoni, politike dhe krizën shoqërore e cila është prodhuar nga partia në pushtet dhe tentimet e opozitës që të vendoset përsëri sundimi i të drejtës dhe kthimi i demokracisë në shtet.

“Kryeministri i Holandës, Rute theksoi se ka diskutuar më gjerësisht me liderin e PLD-së, Milevski, për qëndrimet e vendit të tij dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Dytë e përshëndetën vendimin për anulimin e zgjedhjeve dhe vazhdimin e reformave në shtet me zbatimin e pikave të shënuara në Marrëveshjen e Përzhinos. Milevski iu falënderua për përkrahjen e Holandës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ia japin qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në tërheqjen e abolimit të turpshëm.”, thuhet në njoftimin e partisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button