Austri, 3 të vdekur dhe 11 të lënduar gjatë një konflikti

Si pasojë e përleshjes në një koncert në krahinën austriake Vorarlberg, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë janë lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të mediave austriake, në koncertin i cili u organizua nga ana e klubeve të motoçiklistëve në qytetin Nenzing, mbrëmë për arsye të panjohura ka patur një konflikt verbal mes një burri 27 vjeçarë dhe një gruaje. Më vonë kjo përplasje u shndërrua në një konflikt.

Përleshja u ndërpre me ndërhyrjen e pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Më pas personi i përfshirë në konflikt braktisi vendin e ngjarjes dhe u kthye me armë dhe filloi të qëllojë në drejtim të personave me të cilët më herët ishte përleshur.

Në mesin e të vdekurve gjendet edhe sulmuesi. Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button