21 të vdekur nga cikloni në Bangladesh

Të paktën 21 persona kanë vdekur e gjysmë milion të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas ciklonit Roanu në zonat bregdetare të Bangladeshit.

Cikloni i cili goditi këtë vend të shtunën shkaktoi përmbytje, rrëshqitje të tokës si dhe ka shkatërruar shumë shtëpi, transmeton Klan Kosova.

Bangladeshi i ulët është shumë i ndjeshëm ndaj përmbytjeve dhe në këtë vend kanë ndodhur ciklone të shpeshta të cilat kanë qenë vdekjeprurëse.

Autoritetet kanë risistemuar mbi 500 mijë njerëz nëpër strehimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button