Vazhdon edhe sot bllokimi i vendkalimeve kufitare drejt Greqisë

Vendkalimet kufitare me Greqinë edhe sot do të jenë të mbyllura për automjetet, për shkak të grevës së doganierëve grek. Ndërkaq, në vendkalimin ”Bogorodica” komunikacioni për hyrje dhe dalje në Greqi është duke u zhvilluar me ndërprerje, në çdo dy orë lirohet kalimi për 15 minuta dhe mbyllet sërish.

Ndryshe MPB-ja e Maqedonisë ka marrë njoftim nga pala greke se është i lejuar kalimi i kufirit vetëm pa vetura, ndërkaq greva ka filluar mbrëmë dhe udhëhiqet nga Federata e doganierëve të Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button