Essien: Erdha te Milani per Seedorfin

Michael Essien, ka zbuluar se është Clarence Seedorf ai që e ka bindur të largohet nga Chelsea më herët gjatë muajit.

“Mezi pres të luaj për Milanin. Kaka dhe Balotelli janë lojtarë të mëdhenj”.

“Unë iu bashkova Milanit për Seedorfin. Unë kam folur me të dy ditë më parë. Seedorf është njeri i madh dhe shpresoj se ai do të bëhet edhe menaxher i madh”.

“Unë jam i kënaqur te Milani. Ata janë klub i madh. Unë do të bëj më të mirën për ta. Unë dua të falënderoj Roman Abramovichin dhe skuadrën që më dhanë rastin t’i bashkohem Milanit”, ka potencuar Essien.

Lajme të ngjashme

Back to top button