Rrëzimi i MH17, padi kundër Putin e Rusisë

Familjet e viktimave të avionit “Malaysia Airlines” të rrezuar mbi Ukrainën Lindore në 2014-tën, do ta çojne Rusinë dhe Presidentin e saj, Vladimir Putin në Gjykaten Europiane të të Drejtave të Njeriut, transmeton TOp Channel.

Fluturimi MH17 ra për shkak të një rakete të prodhimit rus duke vrarë të 298 personat në bord.

Perëndimi dhe Ukraina thonë se përgjegjës për fatkeqësinë ishin rebelët e mbështetur nga Moska, ndërsa kjo e fundit akuzon nga ana e saj forcat ukrainase.

Pretendimi i familjarëve mbështetet në shkeljen e të drejtës së pasagjerëve për jetën. Ata kërkojnë si dëmshpërblim 7.2 milionë dollarë për çdo viktimë dhe në aktpadi bëhen përgjegjës për ngjarjen shteti rus dhe Presidenti i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button