Dua Lipa, e treta në European Border Breakers Chart (Video)

Dua Lipa ka arritur mbi 2 milionë shikime në Youtube me këngën më të re – “Hotter than Hell”.
Top lista e këngëve më të mira evropiane ndryshon prej ditës në ditë. Aktualisht në top listën European Border Breakers Chart e treta është kosovarja Dua Lipa me hitin “Be the One”, raporton Kultplus.

Javën e kaluar ajo mbante pozitën e dytë ndërsa tani ka zbritur një pozitë më poshtë, për tu parakaluar nga Kungs vs Cookin’ On 3 Burners në pozitë e dytë.
Vendin e parë në këtë toplistë aktualisht e mban Alan Walker nga Norvegjia, me këngën “Faded”.
Është java e 26-të që Lipa është në këtë toplistë, me “Be the one”, hitin e saj më të madh aktualisht.
Lipa ka arritur mbi 2 milionë shikime në Youtube me këngën më të re – “Hotter than Hell”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button