Vazhdojnë protestat, kërkohet anulimi i plotë i faljes

Lëvizja “Protestoj” ka vazhduar edhe sot me protesta. Reshjet e shiut nuk i ndalojnë qytetarët që të protestojnë kundër regjimit siç thonë ata. Protestuesit ngulin këmbë në arritjen qëllimeve të tyre, ndërsa më kryesorja për ta është tërheqja e vendimit të Ivanovit për falje, transmeton Alsat M.

Vazhdojnë protestat
Vazhdojnë protestat

Revolucioni laraman vazhdon me ngjyrosjen e fasadave të institucioneve të ndryshme të vendit. Deri më tani objekti që është ngjyrosur më së shumti ka qenë Ministria e Drejtësisë si shenjë e asaj se drejtësia nuk ekziston në këtë vend.

Vazhdojnë protestat
Vazhdojnë protestat

Prandaj edhe motoja e tyre kryesore vazhdon të ngelet “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”. Protesta qytetare ka hyrë në muajin e dytë, ndërsa protestuesit thonë se nuk do të ndalen derisa të arrihen qëllimet e tyre.

Vazhdojnë protestat
Vazhdojnë protestat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button