Studimet paralajmërojnë për një Lindje të Mesme të pabanueshme nga ndryshimi i klimës

Në faqen elektronike të Institutit Max Planck janë botuar së fundmi një numër studimesh që thonë se ndryshimet klimaterike mund të ndryshojnë pjesë të tëra të Lindjes së Mesme, duke e bërë aq të nxehtë sa njerëzit do ta kenë të pamundur të jetojnë.

Që nga viti 1970, sipas këtyre studimeve, ditët shumë të nxehta në rajon janë dyfishuar. Jos Lelieveld, drejtori i institutit, ka paralajmëruar se klima mund të ndryshojë në të ardhmen në pjesë të mëdha të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut në një mënyrë të tillë që të vërë në rrezik ekzistencën e banorëve.

Hulumtuesit thonë se edhe sikur temperatura e tokës të rritej me një mesatare prej dy gradësh krahasuar me kohët paraindustriale, temperatura në këto rajone do të rritet dyfish gjatë verës.

Duke iu referuar parashikimeve, gjatë mesit të shekullit, në ditët më të nxehta në verë temperatura nuk do të bjerë nën 30 gradë natën, për t’i kaluar 46 gradët ditën.

Nëse vijohet me lëshimin e dioksidit të karbonit në këto nivele si tani, njerëzia në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut do të duhet të presë rreth 200 ditë të nxehta.

Kërkuesit flasin për një të ardhme alarmuese të rajonit. Ndryshimi i klimës mund të çojë në përkeqësim të kushteve të jetesës të banorëve në dy rajonet e përmendura më lart, duke i detyruar ata herët a vonë të ikin që andej transmeton portali tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button