Pse është i rëndësishëm kërcimi

Kërcimi,ndryshe njihet si ilaçi më i mirë për luftën ndaj hipertensionit. Pikërisht të ndjekësh ritmin dhe të vallëzosh është terapia kundër sëmundjeve kardiovaskulare, që shkaktojnë pjesën më të madhe të vdekjeve në botë. Një pjesë e madhe e këtyre sëmundjeve, vijnë për shkak të abuzimit me ushqimin, alkoolin dhe duhan pirjen.

Mënyrat për të shmangur rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare po diskutohen këto ditë në një konferencë mjekësore në Napoli. Një nga konkluzionet e kësaj Konference ishte dhe kërcimi, si një ilaç kundër hipertensionit, shkruan tvklan. Ekspertët sugjeruan se një vallëzim mund të realizohet me një kohëzgjatje prej 30 – 40 minutave dhe 3 – 4 herë në javë, në mënyrë që të jetë një armë efektive kundër sëmundjeve që prekin zemrën.

Aktivitet aerobike, ku përfshihet dhe kërcimi reduktojnë rritjen e presionit në gjak dhe mbajnë larg sëmundjet e arteries koronare.

Kardiologu italian, Massimo Volpe shprehet se është thelbësore që sidomos moshat e mesme duhet të këshillohen me specialistë për llojin e ushrimeve fizike që duhet të kryejnë. Kurë për sëmundjet e zemrë është sidomos aktiviteti aerobik, në veçanti kërcimi. Përveç ekfektit si mbrojtës i zemrës, vallëzimi ka efekte shumë pozitive edhe në gjendjen psikologjike të njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button