Ja çfarë ndodh nëse konsumoni pak kripë

Një hulumtim i ri thotë se nëse hani pak kripë, rritet rreziku për sulm në zemër ose në tru.

Ka kohë që thuhet se një dietë me sasi të lartë të kripës është e rrezikshme për zemrën, duke rritur rrezikun nga sulmi në zemër dhe në tru.

Por, në një kthesë dramatike U, një dëshmi shkencore ka sugjeruar se edhe e kundërta mund ta bëjë të njëjtën.

Një studim global gjeti se, ndryshe nga mendimet e mëhershme, dietat me shumë pak kripë nuk janë të mira për shëndetin, transmeton Gazeta Express.

Ato mund të rrisin rrezikun nga sëmundje kardiovaskulare dhe vdekja, krahasuar me konsumimin mesatar të kripës.

Studimi, i publikuar në gazetën “Lancet”, ka treguar në detaje hulumtimin e kryer nga hulumtuesit në Universitetin McMaster dhe “Hamilton Health Sciences”. Hulumtuesit analizuan 130,000 njerëz në 50 vende të ndryshme të botës dhe gjetën dëshmi se konsumimi i ushqimeve me shumë pak kripë ndikonte direkt në shëndetin e zemrës së tyre, duke i rritur shanset për sulm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button