Gjendet kutia e zezë dhe mbetjet e para të avionit të “EgyptAir” (Foto)

Gjendet kutiza e zezë e avionit Egyptair i cili u rrëzua në Mesdhe me 66 persona në bord konfirmojnë mediat ndërkombëtare të cilat citojnë burime të qeverisë egjiptiane.

Ndërkohë forcat e ushtrisë egjiptiane kanë publikuar fotot e parë të mbetjeve të avionit Egypt air dhe pjesë të bagazheve të pasagjerëve. Zëdhënësi Mohamed Samir ka publikuar në facebook një pjesë të fotove që i përkasin airbus a320. Në foto e publikuara prej tij shihen xhupa shpëtimi, mbulesa për fëmijë dhe zarfa me logo.

avioni-1

Mbetjet e avionit, pjesë trupi dhe bagazhe të pasagjerëve u gjetën rreth 290 kilometra në veri të qytetit bregdetar të Aleksandrisë .

Autoritetet egjiptiane konfirmuan me heret se aparaturat e bordit të Airbus A 320 kanë regjistruar një alarm tymi pak kohe para se avioni të zhdukej nga radarët. Tymi u pa në tualet dhe në pjesët elektrike të avionit, vetëm pak minuta para se të ndërpriste çdo kontakt. Agjensia franceze që merret me hetimet tha se avioni ka transmetuar mesazhe automatike të presencës së tymit. Prioritet tani mbetet gjetja e kutisë së zezë e cila do të hedhë dritë mbi të vërtetën e rrëzimit të avionit.

Airbus A 320 me 66 persona humbi kontaktet këtë të enjte ndërsa po udhëtonte nga Parisi në Egjipt.

Ndërkohë që hetimet vijojnë dy janë hipotezat më të forta: atentati mundësia e një bombe në bord ose një defect teknik.
“Per momentin nuk perjashtohet asnje piste” deklaroi ministry i puneve te jashtme franceze Jean Marc Ayrault i cili u takua me familjaret e pasagjereve te humbur, transmeton Shqiptarja.com

mbetjeter e avionit

avioni-2

avioni-3

avioni4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button