Klubi “Elita” shënoi 10 vjetorin e themelimit të saj

Mbrëmë në lokalet e “Holiday INN”, shoqata  për Edukim Arsimor dhe Kulturor “Klubi ELITA”shënoi 10 vjetorin e themelimit të saj.

Me këtë rast në prani të shumë mysafirëve u prezantua puna e shoqatës për këto 10 vite ku misioni i edukimit , arsimimit dhe shoqërimit  vërehet në të gjitha aktivitetet e realizuara deri sot.

Po ashtu, fëmijët e shoqatës realizuan një dramë dhe monolog nga Nesrine Memedi, si dhe ilahije nga vëllezërit Nusret dhe Mevlan Kurtishi.

Fjalë rasti patën edhe kryetari aktual i shoqatës,  Qemal Krosi, si dhe kryetari i parë i saj, Skender Rexhepi – Zejdi.

Në kuadër të manifestimit solemn, u ndanë edhe mirënjohje për personalitetet dhe institucionet të cilët edhe ndihmuan realizimin e mirëfilltë dhe promovimin e aktiviteteve në media.

Me këtë rast, mirënjohje ju nda edhe kryeredaktores së portalit informativ, “Portalb.mk”, Elida Zylbeari, për bashkëpunim dhe promovim të mirëfilltë të aktiviteteve dhe vlerave edukativo – arsimore dhe kulturore.

41

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button