Arratisen dy shqiptarë nga burgu i Greqisë

Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Greqisë. Sipas të dhënave, ka informacione se dy të arratisurit janë parë në zonën e Kasharit në Tiranë.

Policia greke ka kërkuar ndihmën e forcave policore shqiptare për kapjen e tyre.
Nga ana e saj, Policia Tiranës ka bërë të ditur se ofrohet shpërblimi prej 10 mijë eurosh për çdo informacion për kapjen e të burgosurve në çdo rast, duke ruajtur anonimatin.

Policia bën të ditur për media se i ka ndjekur mëngjesin e sotëm të burgosurit në zonën e Kasharit, por të arratisurit kanë mundur të largohen.

Nga të dhënat e para rezulton që të arratisurit mund të jenë fshehur në zonat përreth, shkruan Shqiptarja.

Lajme të ngjashme

Back to top button