Janeva në përvjetorin e vrasjes së “gjuetarit” të mafies siciliane, Xhovani Fallkone

Prokurorja speciale, Katica Janeva, bashkë me dy prokurorë dhe një hetues, sot udhëtojnë për në Itali, kanë konfirmuar nga Prokuroria Speciale për javoren “Fokus”, transmeton Portalb.

Ata do të marrin pjesë në memorialin për shënimin e 24 vjetorit të vrasjes së gjyqtarit sicilian të anti-mafies, Xhovani Fallkone, transmeton Portalb.

Çdo vit më 23 maj, shënohet përvjetori i atentatit të tij dhe zakonisht marrin pjesë njerëz publik nga Italia dhe mbarë bota.

Fallkone ndryshe njihet si “gjuetar i mafies”, ndërkaq ka qenë gjyqtar hetues i specializuar për ndjekjen e mafies siciliane. Ai u vra në vitin 1992 bashkë me bashkëshorten dhe tre truproje me bombë – eksplozive në veturë, përcjellë Portalb.

Fallkone dhe bashkëpunëtori i tij, gjyqtari, Borselino u bënë të njohur pas gjykimit i cili ka zgjatur nga viti 1986 deri në vitin 1987, në të cilin arritën të burgosin gjithsej 475 anëtarë të mafies siciliane të ashtuquajtur “Koza Nostra”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button