Protestojnë sindikata e mbrojtjes dhe sigurisë, kërkojnë barazim të pagave njejtë si të policëve

Në protestë janë hedhur nga sindikata e mbrojtjes dhe sigurisë dhe ushtarëve profesionist. Ata thonë se janë të injoruar nga shteti, dhe se armata është bërë për të ardhur keq, njofton TV21.

Nga Sindikata thonë se do të kërkojnë barazimin e pagave dhe trajtimin njejtë si policët , por edhe rritjen ashtu siç shtojnë, të honorarëve jo adekuate që po i marrin në obligimet shtesë.

Theksuan se këto honorare në mënyrë drastike janë më të ulëta në raport me të punësuarit tjerë në administratë.

Nga Sindikata shtuan më tej  se më shumë se një vit po tentojnë që në ministrinë e mbrojtjes të veprojnë për përmirësimin e standardit të armatës, por prej atje kanë marr vetëm heshtjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button