fbpx

Ministria e Kulturës nuk ndjen përgjegjësi për mos respektimin e gjuhës shqipe!

Ueb-faqja e Ministrisë së Kulturës funksionon vetëm në gjuhën maqedonase. Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës nuk ndjen përgjegjësi për mungesën e shqipes në ueb-faqe , kështuqë  nuk ka asnjë përgjigje, respektivisht asnjë arsyetim për Portalb.mk.

Gazetarja e Portalbit kërkoi sqarim nga zëdhënësja e Ministrië së Kulturës, Anita Jovanovska. Por ajo nuk dha asnjë sqarim, “Unë jam zëdhënëse e Ministrisë së Kulturës, nuk jam përgjegjëse për informacione të karakterit publik.”-tha dhe e këshilloi gazetaren që pyetjen t’ia dërgojë në mënyrë elektronike koleges, Dragana Kurçioska duke shtuar “Ajo ka obligim ligjor të përgjigjet me shkrim, ka afat ligjor brenda të cilit do të duhet të ju kthejë përgjigje dhe do të ju përgjigjet sigurisht brenda afatit.”

Dy pyetjet: “Pse nuk ka version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës?” dhe “A mund të pritet version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e ministrisë në një të ardhme të afërt?” gazetarja e Portalbit përveç që i dërgoi në adresën zyrtare të ministrisë i dërgoi poashtu edhe në adresën e Dragana Kurçioskës, e autorizuar për t’u përgjigjur në kërkesat për qasje deri tek informacionet e karakterit publik, më se 50 ditë më parë.(Shiko fotografitë e mëposhtme!)

Pyetja_1
Pyetja_1

Sipas Nenit 21 të Ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet e karakterit publik, poseduesi i informacionit është i obliguar që menjëherë të përgjigjet në kërkesën e kërkuesit, më së voni në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. Sipas Nenit 22, nëse poseduesit të informacionit i duhet kohë shtesë afati mund të vazhdohet, por jo më shumë se 40 ditë nga dita e pranimit të kërkesës, njofton Portalb.mk.

Pyetja_2
Pyetja_2

Nga bisedat telefonike të realizuara me zëvendësen e Jovanovkës, pyetjet e Portalbit janë të njohura për ministrinë. Megjithatë Portalb.mk akoma nuk ka pranuar asnjë përgjigje.

Ndryshe, Ministria e Kulturës kryen punë që lidhen me: Ndjekjen, analizimin dhe propozimin e akteve dhe masave për zhvillimin dhe promovimin e kulturës; Organizimin, financimin dhe zhvillimin e rrjetit të institucioneve shtetërore dhe financimin e programeve dhe projekteve me interes shtetëror në këtë sferë; Mbrojtjen e trashëgimisë kulturore; Botime, muzikë, art teatral, film, galeri, biblioteka, arkiv, muze, veprimtaritë e shtëpive të kulturës; Mbrojtjen e të drejtave të autorit.Portalb.mk.

LEXO: Presidenti i Maqedonisë nuk përfill gjuhën shqipe!
LEXO: Përgjegjës të hutuar, asnjë sqarim për mungesën e versionit shqip në ueb-faqen e Qeverisë
LEXO: Ueb-faqja e MPB-së vetëm maqedonisht, nuk pranojnë asnjë gjuhë tjetër (FOTO)
LEXO: Ministresha për shoqëri informatike dhe administratë “respekton ligjet”, por jo gjuhën shqipe
LEXO: Ministria e Financave të Maqedonisë nuk respekton shqipen duke u arsyetuar se askush nuk e respekton!
LEXO: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e mbyllur hermetikisht për gjuhën shqipe

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close