MPB për herë të parë hapi konkurs për punësimin e 12 pilotëve

Do të përzgjidhen kandidatët më të mirë të cilët do të trajnohen për përdorimin e 7 helikopterëve që ka në dispozicion Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Gjatë të punësuarit do të jenë me shkollim të mesëm dhe gjashtë pilotë me arsimim të lartë, të cilët më pas do t’i nënshtrohen trajnimit i cili do të jetë i njëjtë për të gjithë, ka deklaruar Gordana Jankullovska.

“Ata që do të konkurrojnë dhe janë me shkollim të mesëm, nuk duhet të jenë më të vjetër se 25 vjet, kurse ata që aplikojnë me shkollim të lartë të kryer, jo më të vjetër se 30 vjet. Kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të jenë të shëndoshë dhe të kenë aftësi fizike si dhe të mos kenë ndalesa në kryerjen e punës. Në kushtet speciale për punën është paraparë edhe njohja e gjuhës angleze në nivel të lartë. Kandidatët do të mund të aplikojnë në tetë sektorët e MPB-së”, tha Jankullovksa.

Trajnimi do të zgjasë 19 muaj, i cili do të fillojë pas selektimit administrativ, ku më pas do të testohen aftësitë motorike dhe do të bëhet një test psikologjik. Nëpërmjet testimit, kandidatët do të tregojnë sa e njohin gjuhën angleze dhe në fund do të kenë intervistë. 

Ata 12 kandidat të cilët tregojnë rezultate më të mira, do të lidhin kontratë pune me MPB-në dhe do të bëjnë marrëveshje për trajnim në 19 muajt e ardhshëm, ku do të jenë të vendosur në kasarnën “Strasho Pinxhur”, në Petrovec, kurse MPB do të ju sigurojë transport, ushqim dhe mjete tjera të pilotëve me qëllim që të marrin certifikatë për drejtimin e helikopterit.

Lajme të ngjashme

Back to top button