Gjatë uikendit në Greqi kalohet vetëm në këmbë

Kalimet kufitare drejt Greqisë “Niki” (Mexhitlia) dhe “Dojran” (Dojrani i Vjetër) sot dhe nesër do të mbyllen për automjetet udhëtare dhe transportuese për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Në KK “Evzoni”(Bogorodicë”, qarkullimi për hyrje dhe dalje nga Greqia do të zhvilohet me ndërpreje, respektivisht në çdo dy orë do të lëshohen automjete në interval kohor prej 15 minutash.

MPB-ja e Maqedonisë ka marrë njoftim nga shërbimet greke të doganës se kalimi i kufirit në këmbë do të lejohet për të gjithë udhëtarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button