Mali i Zi feston 10 vjetorin e pavarësisë

Mali i Zi sot shënon 10 vjetorin e pavarësisë, pasi në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006, 55,5 për qind të qytetarëve të cilët patën dalur në referendum qenë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi.

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtare i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës.

Sipas rezultateve zyrtare, pavarësinë malazeze e kanë përkrahur 230.661 qytetarë apo 55,5 për qind nga 86,3 për qind qytetarëve me të drejtë vote të cilët kanë dalë në referendum, ndërsa 185.002 apo 44,5 për qind të votuesve kanë votuar për qëndrim të përbashkët me Serbinë.

Kuvendi i Malit të Zi më parë ka miratuar Ligjin për referendum, i cili u dakordua me rekomandimin e Bashkimit Evropian. Me rastin e Ditës së Pavarësisë, datat 21 dhe 22 maj janë ditë jo-pune në Mal të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button