Ministria e Bujqësisë promovon ushqimin organik

Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot do të mbahet Ditë e hapur e ushqimit organik.

Në manifestim do të marrin pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lubço Dimovski dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski.

Ministri Dimovski sot do të marrë pjesë edhe në fillimin e ndërtimit të rrugës lokale nga fshati Tërnovc deri në rrugën rajonale në komunën Kratovë në gjatësi prej 4,3 kilometrave. Ndërtimi i rrugës është me mjetet e Programit për zhvillim rural. 

Lajme të ngjashme

Back to top button