Shënohet dita e zjarrfikësve

Në stacionin zjarrfikës në Autokomandë sot u shënua 20 Maji – Dita e zjarrfikësve. Kremtimi filloi me rreshtimin solemn të zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa komandanti i Brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Bllagoja Menkovskji, dha raport para sekretarit të Qytetit të Shkupit, Marjanço Todorovski.

“Qyteti i Shkupit në kontinuitet investon shumë resurse dhe energji për pajisje dhe modernizim të brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit. Në vitin 2011 për brigadën janë furnizuar tre automjete të reja zjarrfikëse për shuarje të zjarreve në mjedis urban. Njëri automjet zjarrfikës është furnizuar nga Qyteti i Shkupit, ndërsa dy automjete janë donacion nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Qyteti i Shkupit për furnizimin ndau rreth 13.600.000 denarë. Vitin e kaluar janë furnizuar 2 pompa motorike transportuese për nxjerrje të ujit me kapacitet prej 8.830 litra në minutë, për çka janë ndarë 2 milionë denarë”, theksoi Todorovski.

Informoi se për këtë vit është paraparë furnizimi i një autocisterne me kapacitet prej 16 metrash në kub, ndërsa këtyre ditëve u ndërtua edhe një objekt i ri në komunën Gjorçe Petrov, ku do të vendosen stacioni policor dhe nënqendra e re e Brigadës për mbrojtje zjarrfikëse.

Komandanti Menkovski deklaroi se viti 2016 do të mbahet mend si vit i rëndësishëm për sektorin zjarrfikës, para së gjithash për shkak të ndryshimeve në Ligjin për zjarrfikës, me të cilin përfundimisht zgjidhet statusi i zjarrfikësve profesionalë. Me risitë në këtë ligj, zjarrfikësit fitojnë status të nëpunësve të autorizuar nga sfera e sigurisë, ku për shkak të kushteve në punë, pesha, rreziku dhe dëmtimi për shëndetin, në pajtueshmëri të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, stazhi i sigurimit do të llogaritet me kohëzgjatje të rritur, gjegjësisht për çdo 12 muaj punë efektive, do të llogariten si 15 muaj stazh sigurimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button