Vajza e Malcolm X kritikon Trump-in

Malaak Shabazz, vajza e aktivistit musliman në SHBA, Malcolm X, duke i vlerësuar si të tmerrshme fjalët e kandidatit Republikan për president Donald Trump kundër emigrantëve dhe muslimanëve, tha se “Trump nuk duhet të bëhet president i SHBA-ve”, raporton Anadolu Agency (AA).

Malcolm X, aktivisti musliman i cili është simbol i luftës kundër racizmit në SHBA, po përkujtohet me ceremoninë “Shabazz Center” e cila ndodhet në lagjen Harlem të New York-ut me rastin e 91-vjetorit të lindjes së tij.

Duke iu përgjigjur në ceremoni pyetjeve të gazetarit të AA-së, Shabazz dha vlerësime në lidhje me problemet e komunitetit musliman me ngjyrë në SHBA dhe debatet rreth zgedhjeve presidenciale.

Ajo tha se përpjekja e babait të saj nuk ka qenë për ngjyrë dhe racë, por për të drejtat njerëzore. Shabazz u shpreh se në botë ka përpjekje të ngjashme që kanë për qëllim që brezit të ri t’ia përçojnë këtë kulturë duke e rigjallëruar kujtimin e Malcom X-it.

Shabazz tha se në SHBA organizohen fushata të rëndësishme që të sigurohet arsim veçanërisht për fëmijët e gjinisë femërore të komunitetit musliman, duke shtuar se “Në lidhje me këtë, babi im ka një fjalë shumë me rëndësi: ‘Nëse arsimon një djalë, e ke arsimuar një person. Nëse arsimon një vajzë, e ke arsimuar tërë shtetin.’ Nuk duhet harruar roli i grave në edukimin e njerëzve”.

Në lidhje me islamofobinë dhe ligjet diskriminuese në SHBA, Shabazz theksoi se personalisht nuk e mban mbulesën islame, porse, megjithatë, i mbron të drejtat e grave muslimane që kanë zgjedhur ta mbajnë atë.

“Askush nuk duhet ndërhyrë në mbulesën e grave. Askush nuk duhet të jetë viktimë e diskriminimit për shkak të mbulesës. Askush nuk duhet zbritur nga aeroplani vetëm pse flet arabisht. Ata që flasin hebraisht nuk zbriten. Kam vështirësi ta kuptoj pse zbriten ata që flasin arabisht”, tha ajo.

Duke rikujtuar se ky shekull është shekulli i tolerancës fetare, Shabazz theksoi se gjithsecili duhet të sillet në pajtueshmëri me këtë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button