Shkup, u mbajt “Parada e maturës 2016” në sheshin “Maqedonia”

Në sheshin “Maqedonia” në Shkup, sot për herë të 10-të u mbajt “Parada e maturës” ku tradicionalisht nxënësit që përfundojnë shkollën e mesme vallëzojnë kuadril, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas organizatorëve këtë vit u përfshinë 1.200 maturantë nga 20 shkollat e mesme të Shkupit si dhe 1.300 moshatarë të tyre nga 12 shkollat e mesme në Strugë, Ohër, Strumicë, Negotinë dhe Gjevgjeli.

Para fillimit të paradës së maturës, maturantët dhanë deklaratë me çka ky manifestim kontribuon në forcimin e tolerancës mes të rinjve dhe vlerave më të larta civilizuese, ndërsa fjalim të tij kishte edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

“Të dashur maturantë, pas përfundimit të arsimit të mesëm, para jush vijnë një numër sfidash me të cilat besoj se do të keni sukses të përballeni dhe zgjidhni, ndërsa atë do të mund ta bëni me rininë tuaj, bukurinë dhe guximin”, tha Trajanovski.

Më pas pasoi kyçja e drejtpërdrejtë e Radio Sllovenisë prej ku u mor muzika nga opera e Shtrausit në të cilën maturantët nga të gjitha qytetet pjesëmarrëse në manifestim vallëzonin kuadril.

Së bashku me maturantët nga Shkupi dhe qytete të tjera të vendit, në të njëjtën kohë kuadril vallëzonin edhe maturantët nga 15 vende evropiane dhe 120 qytete.

“Parada e maturës” filloi të organizohet në vitin 2001 në Lubjanë, ndërsa në Maqedoni për herë të parë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe Ohër, organizuar nga Drejtoria e Kulturës dhe Artit në Shkup dhe Klubit sportiv të Vallëzimit “Ritam Plus” në Shkup.

Gjatë nëntë viteve të fundit në paradën në Shkup kanë marrë pjesë gjithsej 6.552 maturantë dhe 8.146 në qytetet tjera në Maqedoni. “Parada e maturës 2016” organizohet në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Drejtorisë së Kulturës dhe Arteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button