Në treg telefoni Google Nexus 5 në 8 ngjyra

Google Nexus 5 është një telefon i mrekullueshëm, por, gjendet vetëm në dy ngjyra, të zezë dhe të bardhë. Kjo do të ndryshojë së shpejti.

Dikush i ka dërguar faqes së internetit, Phone Arena, një video të një versioni të përmirësuar të telefonit Nexus 5. Në këtë video mund të shikoni gjithashtu, se ky telefon do të jetë edhe në 8 ngjyra të tjera.

Nëse kjo është e vërtetë, së shpejti mund ta blini telefonin Nexus 5 në ngjyrën e zezë, të bardhë, të kuqe, portokalli, të verdhë, jeshile, blu dhe ngjyrë vjollcë. Edhe pse do të na pëlqente, që ky telefon të kishte edhe ngjyra të tjera, akoma nuk dimë nëse videoja është e vërtetë.

Gjithsesi lind pyetja: “Pse do të bënin një video jo të vërtetë?” Nuk do kishte njeri kohë të merrej me këtë.
Telefoni ka çmim të arsyeshëm. Nëse ka 16 GB memorie të brendshme kushton 300 funte.

Ka përmasat 137.9 x 69.2 x 8.6 mm dhe peshon 130 gram. Ekrani është 5 inç, me rezolucion 1080 x 1920. Me këtë telefon mund të shkarkoni dhe të luani lojërat tuaja të preferuara dhe këtë e bën të mundur sistemi Android 4.4 KitKat OS. Procesori është Qualcomm Snapdragon 800, 2.3 GHz, RAM 2 giga dhe kamera kryesore 8 megapiksel.

Duke qenë se ky është një thashetheme, nuk mund të themi se nuk do të bëhet realitet. Gjithçka pritet të zbardhet në Kongresin Botëror të Telefonave.

Lajme të ngjashme

Back to top button