Holanda deportoi 30 azilkërkues shqiptarë

Holanda ka njoftuar se ka deportuar 30 shqiptarë, kërkesat për azil të të cilëve nuk janë pranuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë grupi i shqiptarëve është nisur nga aeroporti i Rotterdam-it drejt Shqipërisë nën shoqërimin e personelit të sigurisë me një avion shtetëror të Holandës.

Në deklaratë thuhet se në mesin e të deportuarve krahas personave që u janë refuzuar kërkesat për azil kishte edhe disa të tjerë të cilët kanë ardhur nga Belgjika.

Në deklaratën e Ministrisë holandeze thuhet gjithashtu se numri i të deportuarve shqiptarë gjatë vitit 2016 ka shkuar në 500.

Gjatë kohëve të fundit numri i shqiptarëve të ardhur në Holandë ka pasur një rritje të ndjeshme, thuhet në deklaratë dhe theksohet se në 8 muaj 650 shtetas të Shqipërisë kanë aplikuar për azil në këtë vend.

Për shkak se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta në Holandë, kërkesat për azil të shtetasve të këtij vendi refuzohen në mënyrë të përshpejtuar.

Sipas marrëveshjes së dy vendeve personat të cilët nuk përfitojnë azil në Holandë deportohen në grupe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button