Gobleni kërkon Ligën e Dytë përmes Akademija Pandev

Në tri ndeshjet e balotazhit që do tu mundësojë pozitë për inkuadrim në Ligën e Dytë, pesë kampionët e ligave të Treta dhe ekipi më i dobët i Ligës së Dytë, janë gati për të bërë dhe goditjet e fundit.  Shorti deshi që skuadra shqiptare Gobleni nga Kumanonova të ketë për kundërshtare ekipin e Akademija Pandev, ndërsa Skënderbeu nga Poroj dhe Vardar Fortuna ende janë në garë për pozitën e parë, e që për kundërshtarë do të kenë ekipin e Vardar Negotinë.

Ndeshjet e balotazhit luhen në fushë neutrale me nga dy ndeshje, ndërsa duelet e para do të luhen të mërkurën (25 maj) me fillim nga ora 16:00, e ndeshjet kthyese do të luhen jaëvn që pason me 29 maj, gjithashtu me fillim nga ora 16:00.

Në ndeshjen e balotazhit për Ligën e Parë do të takohen Horizont Turnova dhe Pelisteri, ndërsa fituesi nga ky duel do të jetë ekipi i fundit që do të kompletojë Ligën e Parë në sezonin e ardhshëm.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply to Ajet Abazi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button