Vajgëll: Kjo është zgjidhje kalimtare, e cila mund të sjellë deri në marrëveshje midis partive

Eurodeputeti Ivo Vajgëll sot deklaroi se në Maqedoni pasojnë reforma të komplikuara në fushën e përgatitjes së zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe transparente, dhe reformë të mediave të cilat duhet të jenë pasqyrë e shoqërisë. Kjo që tani është vendosur nuk është zgjidhje e përhershme, por kalimtare, thotë Vajgëll, por mund të bëhet mirë për shtetin dhe të sjellë deri në marrëveshje midis partive nëse ato i përkushtohen dialogut dhe i realizojnë reformat të cilat i obligojnë të gjithë të bashkëpunojnë.

“Pasojnë reforma të komplikuara në sferën e përgatitjes së zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe transparente, reformë të mediave të cilët duhet të jenë pasqyrë e shoqërisë, e jo dikush i cili qëndron anash fushës së lojës dhe vetëm i duartrokasin njërës palë. Si politikan pragmatik konsideroj se çdoherë është mirë që të zhvillohet proces me marrëveshje, me kompromis, me vendime të përbashkëta, por njejtë është e rëndësishme që të merret parasysh interesi i përbashkët i shtetit dhe qytetarëve dhe ai të ndikojë në vendimet të cilët miratohen tani dhe në të ardhmen”, thotë Vajgëll në deklaratë për radion Maqedonia e Lirë.

Me kumtesë të përbashkët për gjendjen në Maqedoni mbrëmë dolën edhe tre europarlamentarë Riçard Hovit, Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan të cilët së bashku me eurokomisarin Han ndërmjetësuan në arritjen e marrëveshjes nga Përzhina. Tre eurodeputetët shprehën shqetësim për shkak të mossuksesit të katër partive politike kryesoire në Maqedoni që të arrijnë marrëveshje të përbashkët për tejkalim të krizës politike, e cila, siç theksojnë, kanoset që të sjellë deri në dështim të marrëveshjes së Përzhinës dhe do të thotë kthim serioz i shqetësimit rreth qeverisjes së të drejtës, pavarësimit të gjyqësisë dhe mediave, ndërsa seriozisht e rrezikon rrugën euroatlantike të vendit. Sipas Hovit, Vajgëll dhe Kuka, marrëveshja e Përzhinës ­ dialogu politik në Parlament, llogaridhënie dhe reformat e nevojshme për zbatim të zgjedhjeve, mbeten mënyra më e mirë për lëvizje të vendit për dalje nga kriza aktuale. Ata theksojnë edhe se vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për amnistim të politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre paraqet shkelje e marrëveshjes së Përzhinës dhe është në kundërshtim em parimin e qeverisjes së të drejtës dhe ndërtim të demokracisë funksionale. Hovit, Vajgëll dhe Kukan theksojnë edhe se duhet t’i jepet mbështetje e sinqertë Prokurorisë Speciale si segment kryesor i marrëveshjes së Përzhinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button