Ligji që miratuan BDI-VMRO, për shërbim personal, ja të metat që ka

Aq sa u votua shpejt ndryshimi për Ligjin e faljes po me aq shpejtësi pasuan edhe kritikat ndaj të njëjtit. Eksperti juridik Naser Zyberi, në ndryshimin e ligjit sheh dy të meta.

“Së pari Neni i cili është shtuar ligjit pretendon të ndryshojë normë e cila nuk ekziston, pretendon Nenin 11, i cili në fakt është abroguar në vitin 2009. Dhe për çudi i bëhet amendamente Neni inekzistent. E dyta, problemi është se edhe si i tillë ai instalon një të drejtë dispositive të presidentit, që me diskrecion ai mund të falë persona në mënyrë selektive. Duke pasur parasysh se kjo tani është aktuale, mundësia që tani ai të bëjë tërheqjen e vendimit në mënyrë të këtillë, drejtpërdrejt do të shkaktojë zbatim selektiv të drejtësisë”, sqaroi për Portalb Zyberi.

Ai vlerëson se Maqedonia është shembull për kod të dyfishtë në zbatimin e drejtësisë, edhe zbatimin selektiv.

“Në Maqedoni shpeshherë ligjet kanë standarde të ndryshme kur zbatohen, varësisht se a janë për shqiptarë dhe maqedonas, apo varësisht se janë për ata në pushtet apo opozitë… e kështu me radhë”, tha Zyberi.

Talat Xhaferi deputeti i BDI-së, iniciues i propozim ligjit për ndryshimin e Ligjit për falje për Portalb pati thënë se me këtë ndryshim të Ligjit po i japin mundësi Ivanovit që të tërheq abolimin.

Megjithatë, kjo për Zyberin nuk mban.

“Presidenti ka sjellë një vendim te pabazuar në ligj, në Nenin 11. Ai Nenë nuk ekziston në Ligj është abroguar me ndryshimet më 2009. Me të njëjtën procedurë që është marr me të njëjtën mund edhe të revokohet, është parim juridik që nga e Drejta romake. Po të kishin dashur ta ndihmojnë presidentin ta tërheq vendimin kanë mundur me një Nenë ta bëjnë atë punë. “Kryetari i shtetit vendimet për falje në afat për kaq ditësh ka të drejtë që t’i revokojë”, edhe pikë. Pse të bëjnë kësi norma dhe aq më tepër të thirren në Nenin 11, që nuk ekziston”, u shpreh për Portalb Zyberi.

Ndërkaq, për profesorin universitar Stevo Pendarovski është çështje dytësore përmbajtja e ligjit.

“Për këtë mundemi të flasim me orë të tëra. Megjithatë esenca qëndron se vendimi është marrë vetëm nga dy parti- BDI dhe VMRO-DPMNE, ndërkaq LSDM dhe PDSH nuk morën pjesë. Në esencë të Marrëveshjes së Përzhinos qëndronte se partitë për tema të rëndësishme duheshte të dakordohen njëzëri. Kështu ndodhi edhe me datën për zgjedhje më 24 prill, dy parti vendosën edhe për datën e 5 qershorit dhe dështuan. Tani ndodhi edhe vendimi i fundit për ndryshime ligjore, plotësim të ligjit për falje i votuar vetëm nga dy parti. Kjo edhe më tepër do ta thellon krizën”, deklaroi Pendarovski,/Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button