Hoyt Yee viziton Maqedoninë

Për herë të parë në vizitë zyrtarë në Maqedoni do të vjen të hënën zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee. 

Ai që tani zëvendëson ish-zëvendës ndihmës sekretarin Filip Riker, do të zhvillojë takime me krerët e lartë shtetëror në Shkup, por edhe takimet me liderët e partive politike. 

Zhvillimet aktuale politike, procesi i integrimeve euroatlantike, zgjidhja e kontestit të emrit dhe tema të tjera të rëndësishme do të jenë pjesë e agjendës së Hoyt Yee. Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe debatet për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 
Hoyt Yee ka një karrierë të pasur diplomatike. Ai vjen në detyrën e re nga detyra e zëvendës ambasadorit amerikan në Kroaci, ndërsa më parë ka qenë edhe zëvendës konsull amerikan në Greqi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button