Koment ofendues “i mbështjellë” si lajm

[Recension: Sherift e Zaevit dhe Spasovskit sillen sikur për ta nuk ka ligj!]

Tekst i njëanshëm, komentues dhe i pahijshëm që është publikuar në kategorinë “lajme” dhe i cili bazohet vetëm në spekulime të paverifikuara, që kanë për qëllim damkosjen e autoritetit të disa njerëzve. Si mbështetje për akuzat e bëra në material ka vetëm një fotografi e cila nuk dëshmon asgjë konkrete.

Artikulli është politikisht i anshëm, përplot me komente dhe epitete ofenduese (sherif, katundar, i frustruar, i kompleksuar), që janë të palejueshme për një material gazetaresk.

Теksti është marrë nga një medie tjetër, mirëpo kjo është theksuar në fund të tekstit, në fjalinë e fundit.

Пулс 24 Шерифите на Заев и Спасовски се однесуваат како за нив да не постои законLinku deri te artikulli origjinal: Шерифите на Заев и Спасовски се однесуваат како за нив да не постои закон!

Data dhe koha e publikimit: 17.05.2016, 07:46

Data e recensionit: 18.05.2015

Recensues: Simona Atanasova

DAMKOSJE

Rade Jankovski, shefi i kabinetit të Oliver Spasovskit ka vendosur se është sherif, dhe ka filluar ta aktrojë “Lucky Luke”-un duke konsideruar se është i paprekshëm, dhe ka vendosur të parkohet ku të mbrijë. Në fotografi mund ta shihni automobilin e Rade Jankovskit, të parkuar në trotuar në qendër të Shkupit, ndërsa para tij një automobil me targa diplomatike. Edhe ai, edhe diplomati kanë një karakteristikë të njëjtë – sjelljen prej katundari.

Në fotografi shihen tre vetura, për njërën prej të cilave, pa asnjë burim dhe pa asnjë vërtetim thuhet se është e shefit të kabinetit të ministrit Sapsovski. Edhe pse nuk ekzistojnë dëshmi për këtë, megjithatë ky spekulim i ofrohet publikut si informatë e saktë. Aq më tepër, për automobilin e tretë thuhet se është diplomatik edhe përkundër asa se aspaku nuk shihet se vetura ka targa diplomatike. Madje, diplomatit të pretenduar i është ngjitur etiketa “sjellje prej katundari”.

Fotografia nuk ka asnjë atribuim. Nuk dihet as kush e ka fotografuar, as kur, e as ku. Kjo le hapësirë për dyshim se ndoshta bëhet fjalë për ndonjë fotografi të vjetër, ose për fotografi të zakonshme që kush e di se ku është bërë, gjegjësisht se automobili ndoshta fare nuk është i Jankovskit, siç thuhet në këtë publikim tendencioz.

Në bazë të kësaj fotografie jo të plotë, pa asnjë ngurrim etik dhe duke i shkelur rregullat e gazetarisë, është ndërtuar një profil i karakterit jo vetëm i ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski, por pa asnjë sqarim fyhet dhe ofendohet edhe lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev.

Faktikisht, lexuesve u është ofruar një koment jashtëzakonisht ofendues që është “mbështjellë” si lajm. Në këtë përmbajtje mediatike damkosen dhe diskreditohen personalitete që nuk janë pyetur për mendimin e tyre, që e bën artikullin joprofesional, politikisht jokorrekt dhe manipulues.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button