Murati viziton kopshtin në Saraj të sigurojë që është hapur

Pas publikimit të lajmit në Portalb për çerdhen në Saraj “Filizi” e cila nuk punon rregullisht,  kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati ka vizituar çerdhen.

Si që informon komuna,  Murati është informuar nga udhëqësia e çerdhes për rrjedhën e procesit edukativo-arsimor. Ai  e ka siguruar udhëheqësinë se Komuna, do ta mbushëse çerdhen në çdo projekt dhe ide që do të ndermiren, për të avancuar kjo çerdhe dhe për tu bërë sa më bashkëkohore.

Kapaciteti i çerdhes është për 90 fëmijë ndërsa sipas Komunës në të janë regjistruar rreth 25 fëmijë dhe priten edhe regjistrime të reja me fillimin e vitit të ri akademik 2016-2017.

*****************************************************************************************************

Kopshti ‘funksional’ i Sarajit me dyer të mbyllura!

Krevate banka dhe karrige të zbrazura kishte në kopshtin i cili duhet të ishte në funksion mirëpo qëndron me dyer të mbyllura. Në këtë objekt nuk vërehej asgjë përveç zhurmës së fëmijëve të shkollës fillore e cila gjendet me një oborr me kopshtin.

Kopshti i fëmijëve, Saraj

Kryetari i kësaj komune, Bekim Murati përveç se tha që kjo çerdhe funksionon, ai tha që janë punësuar dy edukatore dhe fëmijët tani më janë regjistruar.

“Ky kopsht tani më funksionon me kapacitet të plotë dhe janë punësuar dy edukatore. Nuk është e vërtet ajo që thonë disa banorë, që ky institucion ende nuk punon”, tha për Portalb, Murati.

Për të verifikuar lajmin, Portalb vizitoi kopshtin, rreth orës 11 duke e gjetur atë të mbyllur dhe të zbrazur.

Kopshti i fëmijëve, Saraj

Gjithashtu edhe drejtoresha Vjollca Mustafa tha se kopshti punon, me një numër minimal të fëmijëve mirëpo punon.

“Është në funksion ky kopsht. Ka numër minimal të fëmijëve mirëpo ky është fillimi. Kapaciteti i këtij kopshti është rreth 90-100 fëmijë”, tha Mustafa për Portalb, duke mos dhënë numrin e fëmijëve të regjistruar, pasi që sipas saj numri nuk ka rëndësi.

Portalb tentoi që sërish të kontaktojë drejtoreshën për të pyetur se ku ndodhen edukatoret dhe fëmijët dhe pse është e mbyllur çerdhja në orarin kur duhej të ishte e hapur, mirëpo ajo ishte e pakapshme.

Kopshti i fëmijëve, Saraj

Ndërkaq banorët vazhdojnë të ankohen se për regjistrimin e fëmijëve iu është thënë të presin sepse kopshti ende nuk funksionon.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button