Dënohen edhe dy persona që demoluan zyrën e Ivanovit

Gjykata pas disa seancave vendosi dy dënime me kusht për protestuesit të cilët ishin pjesë e grupit që demoluan zyrën Popullore të presidentit Ivanov. Nikolla Arizanov dhe Filip Nakovski pranuan fajin për pjesëmarrje në turmë, por thanë se nuk janë huliganë.

Arizanov mori dënim me kusht prej gjashtë muajsh, në qoftë se në dy vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën. Ndërsa Nakovski mori dënim me kusht prej një viti, në qoftë se në tre vitet e ardhshëm nuk e përsërit veprën.

Gjykata ka përcaktuar edhe dëmin prej 522 mijë denarëve.

Më parë dënim me kusht prej tre muajve deri në një vit i është shqiptuar studentin Borjan Eftimov. Dënim për vepër penale pjesëmarrje në turmë presin edhe anëtarët e së “Majtës”, Zdravko Savevski dhe Vlladimir Kunovski, ata mbeten në paraburgim.

Portalb ju sjell momentet kur protestuesit hyjnë në objektin e presidencë dhe theyjnë gjësende brenda.

FOTO DHE VIDEO EKSKLUZIVE NGA PORTALB.MK

5

Brendia e presidencës

3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button