Lëvizja #Protestoj me protesta të reja, shndërrohet në “bllokoj” dhe “okupoj”

Lëvizja Civile “#Protestoj” sot do ta mbajë protestën e 30-të “Revolucionit Laraman”, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që me 12 prill i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime, njofton Portalb.

Tradicionalisht, protesta do të fillojë në ora 18:00 para godinës së PSP-së në Shkup, ku do t’i jepet mbështetje këtij institucioni, ndërkaq protesta janë paralajmëruar edhe për qytete tjera të Maqedonisë.

Ata do tu drejtohen politikanëve me këto porosi, „bllokoj“ “okupoj” dhe „e ndryshoj sistemin“. Nga këto lëvizje thonë se tashmë më tepër se një vit protesta, negociata midis liderëve partiak dhe bashkësisë ndërkombëtare, shteti ka arritur në buzë të greminës. Sipas tyre, kjo krizë nuk zgjidhet me negociata, meqë siç thonë, me kriminel nuk negociohet.

„Kjo krizë zgjidhet vetëm në rrugë! Nga kjo luftë nuk ka zmbrapsje! Zgjedhja jonë është terri i tërësishmëm totalitar ose rruga. Ne e zgjodhëm rrugën dhe prandaj ju porosisim: rehatohuni, kjo do të jetë një verë e skëterrshme! Protestoj ngadalë do të shndërrohet në bllokoj, okupoj dhe për çdo ditë e ndryshoj sistemin! Zgjedhje një partiake nuk do të lejojmë. Nuk do ti lejojmë as edhe të ikin me atë që e kanë vjedhur, e ku mbeti më të qëndrojnë në vend pa u përballur me drejtësinë“, shkruan në paralajmërimin e protestës së sotme të “Protestoj” në Facebook.

Lëvizja e cila prej kur e solli vendimin për falje presidenti, Gjorge Ivanov, vazhdojnë të protestojnë në rrugët e qyteteve të Maqedonisë për siç thonë ata, drejtësi dhe paqe, transmeton Portalb.

Ata shtojnë se edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore, dhe vendimin e Kuvendit për shtyrje të datës së zgjedhjeve pa ndonjë datë të caktuar, protestat nuk do të ndalen sepse nuk janë plotësuar edhe 7 kërkesa tjera.

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka bërë të ditur se pa u plotësuar edhe 7 kërkesat e mëposhtme, protestat nuk do të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  6. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  7. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button