Angelina Jolie po i nënshtrohet edhe një operacioni

Aktorja e njohur Angelina Jolie bëhet ditur se po i nënshtrohet edhe një operacioni, por kësaj radhe jo për shkaqe shëndetësore por estetike.

Aktorja dëshiron të duket e përkryer për kurorëzimin e saj dhe sipas burimeve, nga e përkryera atë e ndan vetëm një operacion.

Ndërkaq i njëjti burim bën me dije se aktorja do të operojë venat në duar që tash e sa kohë i ka kompleks.

”Angelina tash e sa kohë i ka kompleks venat që i shihen në duar, por tani ka marrë vendim të bëj diçka për këtë. Ka përzgjedhur fustanin e nusërisë pa doreza pasi që dëshiron në atë ditë të duket e përkryer”, ka thënë burimi dhe ka shtuar.

“Ajo me siguri do ta hiqte këtë problem nëse do të shtonte pak në peshë, mirëpo ajo është aq shumë e zënë me xhirimet e filmit të ri, sa që nuk i shkon në mend të trashet”.

Lajme të ngjashme

Back to top button