Sa do të ju kushtojnë “banditët” nga Ohri Jankulloskës dhe Protugjerit?

Çfarë kanë kërkuar “banditët” e Gordana Jankulloskës në zgjedhjet në Ohër dhe pse ajo ka lejuar që persona të punësuar në MPB të angazhohen për qëllime partiake? Martin Protugjer, siç akuzoi opozita duke i publikuar të ashtuquajturat bomba, ka angazhuar 4-5 persona nga MPB gjatë kohës së zgjedhjeve të shkojnë në Ohër me qëllim që t’i mbajnë në frikë njerëzit e tyre

Me 20 mars të vitit 2015, partia opozitare LSDM, në Prokurorinë Themelore Publike dorëzoi kallëzim penale kundër shefit të kabinetit të kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski dhe kundër Gordana Jankulloskës, ministre e atëhershme e Punëve të Brendshme. Padi penale është regjistruar me numrin 03-114/1.4.

Denoncimi, siç qëndron në dokument, është bërë për shkak se gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Ohër, Martin Protugjer, si person zyrtar, me paramendim, e ka nxitur Jankulloskën të shkel autorizimin e saj.

 Të akuzuarit, duke vepruar në kundërshtim të nenit 95 nga Kushtetuta në të cilin thuhet “ndalohet organizimi politik dhe veprimi në organet shtetërore udhëheqëse si dhe në kundërshtim me nenin 73 nga Ligji për të punësuarit në administratë, janë shkelur rëndë të drejtat e të punësuarve në MPB, në mënyrë që, i akuzuari Martin ka kërkuar dhe ka bërë marrëveshje që të punësuar në MPB ditën e zgjedhjeve të shkojnë në Ohër ku do të jetë edhe ai, ndërsa e akuzuara Jankulloska e ka lejuar dhe ka mundësuar,gjatë ditës së zgjedhjeve lokale, NN i punësuar në MPB të lirohet nga puna dhe të marr pjesë në kampanjën partiake të VMRO-DPMNE-së në komunën e Ohrit bashkë me të akuzuarin Martin– thuhet në kallëzimin penal.

Neni 73 nga Ligji për administratorët, paragrafi 3, për shkelje disiplinore parasheh disa aktivitete.

shprehja dhe përfaqësimi i bindjeve politike gjatë kryerjes së detyrës, pjesëmarrja në aktivitete zgjedhore ose paraqitje tjera publike gjatë kohës së punës, vënia në pikëpyetje e statusit të zyrtarit administrativ me kryerjen e aktiviteteve partiake, mbartja dhe shfaqja e simboleve partiake në vendin e punës

Si masa disiplinore për shkelje të vërtetuar disiplinore për zyrtarët administrativ, në nenin 74, paragrafi 2 parashihet:

 dënimi me të holla prej 30 % nga lartësia e të ardhurave mujore të pagës neto të paguar në muajin e fundit përpara shkeljes disiplinore me kohëzgjatje prej 1 deri në 6 muaj; ndryshim i vendit të punës në nivel më të ulët dhe ndërprerje të marrëdhënieve të punës nëse janë bërë veprime të dëmshme për institucionin, ndërsa amë pas nuk janë vërtetuar rrethanat lehtësuese për të punësuarin në administratë që e ka bërë shkeljen

 

 TRANSKRIPTO

Me 10.03.2015, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në konferencën për shtyp prezantoi audio incizime në të cilat, në kuadër të projektit ” E vërteta për Maqedoninë” u publikua “bomba” e tetë me radhë, e cila kishte të bëjë me vjedhjen e zgjedhjeve. Lideri i LSDM-së prezantoi më shumë se 40 incizime në të cilat, sipas tij, ministrat, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Zoran Stavrevski, më pas Sasho Mijallkov dhe vëllau i tij Vllatko Mijallkov, Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski dhe të tjerë, flasim për falsifikimin e dokumenteve personale, vjedhje të listave zgjedhore dhe kërcënime për të punësuarit.

Kallëzimi penal nga ky tekst ka të bëj me incizime nga biseda mes Martin Protugjer dhe Gordana Jankulloskës, në të cilin, ai i thotë Jankulloskës që të hesht për angazhimin e disa të punësuarve në MPB që do t’i marr në zgjedhjet lokale në Ohër, për të mbajtur frikën e njerëzve të tyre dhe të zgjedh disa budallallëqe.

 Biseda mes Martin Protugjerit dhe Gordana Jankulloskës

МP: Dëgjo.
GЈ: Fol.
МP: Unë do të shkoj nesër në Ohër dhe gjatë ditës së votimeve do të jem atje.
МP:  Kam gjetur një ekip, nuk do të pëlqej ty kjo, ama doja të të lutem kështu, të heshtësh për këtë. Do të thotë, një ekip, 4-5 nga këtu, vëllanë e Mackos, të atillë disa, që do të jenë me mua atje.
GЈ: Bandit.
МP:  Po, që do të jenë me mua atje. Për shkak se më duhen, ka budallallëqe të mëdha atje, plus edhe tanët t’i mbajmë të frikësuar, por edhe të gjinden këtu.
GЈ:. Vëllai i Mackos do të bëjë bela më të mëdha, po meqë e ke zgjedhur, ruaje.
MP: Le të vij tani, atë e njoh. Do ta mbaj unë aq sa do të mundem. Të t’i dërgoj emrat dhe mbiemrat të njerëzve që do të vijnë ?
GЈ: . Jo be, le të vinë, nuk ka problem, vetëm le të paraqiten. Për shkak se, për shembull, ai nuk është tek unë, ai është në njësi tjetër.
МP: Аha.
GЈ: Le t’i thotë atij që e ka shef të mos i shkruaj asgjë, mos e mbaj gajle, nuk ka problem.
МP:Të faleminderit shumë.
GЈ: . Mos e ki dert, Ajde.
МP: Ајde Çao.
GЈ:  Ajde çao

Bisedë mes Gordana Jankulloskës dhe Martin Protugjerit 

GЈ: Po. Alo
МP: Gorde si je?
ГЈ: Fol, Martin mirë.
МP: Shiko, mbrëmë kishim një aksion këtu në….janë mbledhur tre që shpërndanin para për Acon. Pas këtij ndërtimit, sulm i personit zyrtar dhe ata tani kanë bërë ankesë tek kontrolli i brendshëm.
GЈ: Mirë.
МP: Që të jesh në rrjedha që gjithçka është e koordinuar.
GЈ:Abe shiko, unë të tregova. Mendoj, dashtë Zoti të fitojmë në Ohër, ama kjo bandë atje, mendoj këto,banda jote, nuk ka lezet kjo punë. Asgjë nuk do të ju ndodh, mos u mërzit, ama ku i zgjodhe be Martin banditët më të mëdhenj në MPB.
МP: Djemtë më të mirë janë.
GЈ: Abe ajde, Utkën kur e ke bashkëpunëtor , deri këtë derexhe kemi arrit, ama nuk ka problem për këtë.
МP:  Ajde. Kjo është.
GЈ: Ditën e mirë.
МP: Çao.

KOMITETI HELSINKIT: “BANDITËT” NGA INCIZIMET KANË RRAHUR GJATË ZGJEDHJE NË OHËR 

Pasi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i prezantoi këto incizime, Komiteti i Helsinkit dalloi rast i cili është paraqitur nga një person në Ohër, për tejkalimin e kompetencave zyrtare të disa të punësuarve në njësinë policore Alfa, publikoi portali Nova.

Personi i cili e ka paraqitur rastin thotë që në vazhdimësi ka qenë i maltretuar dhe ka qenë në shënjestër të partive në pushtet për shkak të përkatësisë së tij politike.

 Incidenti i fundit që kemi dalluar ka ndodhur  gjatë kohës së zgjedhjeve lokale është rrahur dhe maltretuar një qytetar nga ana e pesë pjesëtarëve të njësisë Alfa. Në ankesë thuhet që bëhet fjalë për Goce Janevski, Robert Davitkov, Marjan Nakevski, Ahmet Xhezmi dhe zyrtarë tjerë policor ende të panjohur. Ngjarja ka ndodhur kur qytetari nga Ohri i cili ka qenë në veturën e tij është ndaluar dhe është rrethuar nga tre vetura policore ( dy nga alfat dhe një nga stacioni policor i Ohrit) dhe nga 12 pjesëtar të njësisë speciale të armatosur të cilët i kanë vendosur prangat, i kanë drejtuar automatikët, e kanë shtrirë për toke dhe e kanë rrahur me grushte, shkelma dhe me pjesët metalike të armëve, sqaroi Komisioni i Helsinkit.

 VEPRAT PENALE QË DALIN NGA KALLËZIMI PENAL

Në kallëzimin penal nga ana e LSDM-së, thuhet që, Martin Protugjer ka kryer vepër penale  Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 dhe neni 23 nga Kodi Penal, ndërsa e akuzuara Gordana Jankullovska, vepër penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare nga  neni 353 i Kodit Zgjedhor.

Neni 353 nga Kodi Penal ka të bëj me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit dhe në të, në paragrafin 1 dhe 2 parashihet dënim prej gjashtë deri në pesë vite burg.

(1)  Personi zyrtar i cili me përdorimin e detyrës zyrtare ose autorizimit, i shkel kufijtë e autorizimit të tij zyrtar ose me mos kryerjen e detyrës së tij zyrtare do të bëjë ndonjë favor për vete ose do të dëmtoj dikë tjetër, do të dënohet me burg prej gjashtë deri në tre vite.
(2)  Nëse kryerësi i vepër nga paragrafi 1 do të përvetësoj dobi pronësor ose do të shkaktoj dëm më të madh material ose do t’i dëmtojë të drejtat e tjetrit, do të dënohet nga gjashtë deri në pesë vite burg.

Neni 23 nga Kodi Zgjedhor, në anën tjetër, ka të bëjë me vepër penale për nxitje. Ai në paragrafin një thotë:

 Ai që do ta nxis tjetrin me paramendim të kryej vepër penale do të dënohet sikur ta ketë kryer ai.

Ndërsa në paragrafin 2 thuhet që:

 Ai që do ta nxis tjetrin me qëllim të kryej vepër penale për të cilën sipas ligjit mund të dënohet deri në pesë vite burg ose dënim më të lartë, ndërsa nuk do të bëhet as tentim për vepër, do të dënohet për tentim të kryerjes së veprës penale.

Burimi: Vërtetëmatës.mk , autore: Ana Anastasovska

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button