DASHNORI I MADH

Kemi nevojë për pak relaks, apo? Prandaj po u largoj për një çast nga përditshmëria e mbushur politikë, thashetheme, analiza, ekspertiza, parashikime fallxhorë… dhe, për respekt tuajin, po sjell të dhëna të përktrhyera e të parafrazuara nga vepra e V. Stanojeviqit “Tragjedia e gjeniut”,  që kanë të bëjnë me njërin prej shkrimtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave – Balzakun.

*

Moshën prej 7-14 vjeçare Balzaku e kaloi në një kolegj si gjysëm murg.

Qe nxënës i dobet dhe i painteresuar për mësimet që ia ofronion dhaskalët e kolegjit.

Nisi të shkruajë si 12 vjeçar, por, kur të tjerët për këtë pasion e quajtën bjerrakohës, pësoi sulme nervore dhe iku të pushojë në gjirin familjar, ku u tha motrave: Do të shihni sa i famshëm do të bëhem një ditë…

Në vitet e mëvonshmë regjistroi drejtësinë dhe punoi në zyrën e një avokati. Megjithatë, u dha pas letërsisë me tërë qenien edhe pse i jati deshi ta shohë jurist.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi me skamje në Paris.

Krijimtarinë letrare e nisi si poet, por romanet janë ato që e bënë të famshëm.

Çdo mossukses e shtynte të mendojë për vetëvrasje.

Si 23 vjeçar u njoh me zonjën 45 vjeçare – Bernën e bukur, të pasur dhe të ngritur intelektualisht. Me të jetoi 10 vjet dhe në fund u ndanë miqësisht. Vdekjen e saj e përjetoi keq.

Një kohë u mahnit nga romani i Valter Skotit “Ajvanho”. Pas kësaj iu rek shkrimit të romanit historik. Kështu, më 1928 e botoi romanin e parë “Shauni i fundit”, me të cilin pati sukses.

Qe rebel. E kritikoi madje dhe Hygonë e madh duke e denoncuar si vjedhës prej veprave të Shekspirit.

Me kohë u bë harxhues i madh parashë dhe nis t’i ndërrojë shumë shpesh gratë. U martua me një grua fisnike dhe e gënjeu, duke e vënë përpara emrit të tij një DE aristoktare dhe duke e bërë emrin e tij De Balzak. Kështu e fshihte prejardhjen e tij prej fshatari.

Edhe kur u bë i famshëm nuk e braktisi marrjen e borxheve, harxhimet e stërmëdha dhe mashtrimin e njerëzve prej të cilëve merrte hua. Shaku i borxheve dhe ndjekjes nga borxhlinjtë ikte nëpër Itali. Kur e mbyti skamja e luti një shok për një dhomë, për pak bukë, mish, ujë dhe pak ngjyrë dhe letër, pa të cilat nuk mund të jetonte.

Femrat e donin shumë dhe normalisht ia gëlltisnin veprat. Ai la pas vetes një histori të tërë lidhjesh interesante me gra moshash, klasash, bindjesh e qytetesh të ndryshme.

Më 1850 u martua sërish, po edhe u sëmur nga zemra, mushkëritë, nervat, sytë… Në letrën e fundiot dërguar Teofil Gotjesë, shkruan: Nuk mund më as të lexoj as të shkruaj.

Balzaku la pas vetes mbi 100 vepra. Kur shkruante i mbyllte dritaret dhe i lëshonte perdet, e mbyllte derën dhe i ndizte qirinjtë, vishej me petkun e bardhë të gjumit dhe ashtu i qetë punonte me ditë të tëra, duke fjetur vetëm nga 2-3 orë në ditë.

I shante mnediokritetet e artit. Me një rast, kur një i tillë tha: Ne shkrimtaret…, Balzaku reagoi ashpër: A edhe ju zotëri qenkenmi shkrimtar?! Keni harruar se me kë keni nderin të uleni! Ju jeni këtu me mareshalin e letërsisë moderne!

Balzaku nuk e njihte modestinë. Ja çfarë shkruan me një rast: Jam njeri  të gjitha kontrasteve të mundshme: i mirë – keq, llafazan – qetë, borxhli – kursimtar, i sjellshëm – idiot, humanist – sadist…

Balzaku ishte i bindur se do të jetojë 150 vjet. Hante shumë, vishej si kasap e pa shije, qeshte shumë zëshëm, për çka e qortonin kur shkonte në teatër dhe nëpër solemnitete kulturore.

Oktam Mirbo dëshmon se në momentin kur Balzaku po jepte shpirt, gruaja e tij (rusja Hanska) bënte dashuri më një burrë tjetër në dhomën fqinje.

Në ceremonialin e varrimit të tij Viktor Hygo tha: Evropa humbi njërin nga mendimtarët e saj më të mëdhenj.

Për Balzakun shkrimtarei anglez Xhon Mor tha:  Po të fundosej Franca në detë nga ndonjë katastrofë, fatkeqësia do të ishte më e vogël nëse shpëton vepra e Balzakut, sepse bota do të kishte dokument për popullin francez.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button