As mish e as peshk!

[Recension: Bajraktarizmi po shtohet]

Teksti që po recensojmë në fakt nuk bën pjesë në zhanret informative. Fatkeqësisht, autori u është futur aq shumë lakrave, sa që nuk e kupton as vetë ai se çfarë ka shkruar, e ku më lexuesi. Nuk mund të bëhet një kategorizim është lajm apo analizë, nga fakti që autori këtë e ka klasifikuar si lajm, mirëpo në rreshtat e paktë kumtohet diçka me aq siguri sikur të jetë hulumtuar aq thellë, por e gjitha e hartuar në formë vlerësimi personal, në mungesë të dëshmive.

Partitë politike po e zbehin rolin dhe fuqinë e tyre, pas rritjes së vazhdueshme dhe mospajtimeve që po përhapen me të madhe në taborët e brendshme partiake. Padurueshmëria ndaj politikës së liderit dhe kryesisë është një dukuri që për çdo ditë po shton veprimin individual të politikanëve, të cilët po shfrytëzojnë pozicionet e tyre të pavarura për të shprehur pakënaqësi lidhur me politikat e brendshme.

Bajraktarizmi po shtohet screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Bajraktarizmi po shtohet”
Data dhe koha e publikimit: 17.05.2016
Data e recensionit: 19.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Tezat e shtruara në tekst mund edhe të mbajnë ujë dhe janë të qëlluara për analizë gazetareske, mirëpo asnjëra prej tyre nuk është e shtjelluar më tej me fakte, argumente, dëshmi, qëndrime ekspertësh apo vlerësime të qytetarëve. Kjo bën që autori më shumë të duket si komentues, se sa sikur gazetar. Fundja, jo rastësisht e thamë më lartë, artikulli ndoshta do të ishte në rregull, po që se dihej kategoria e vërtetë e tij. Lajm sigurisht se nuk është, sepse nuk na sjell ndonjë risi apo nuk informon me fakte dhe dëshmi për ndonjë aktualitet. Ndoshta është analizë, koment, editorial apo…?!

Nga largimet në BDI doli partia e re Uniteti, nga largimet në PDSH-së doli LR-PDSH dhe parti tjera politike si BESA, e RDK-ja. Në anën tjetër edhe partitë e reja nuk kanë treguar një gatishmëri për krijuar një front opozitar.

Ajo që bie në sy krejt në fund është gjoja ‘thirrje në burim’, ku në përmbajtje përmendet emër i një eksperti të shquar, i cili në këtë rast është ‘viktimë’ e tekstit, pasi që edhe pse i është thënë emri, nuk i është cituar saktë qëndrimi, ndërsa parafrazimi është tejet i paqartë. Me këtë autori bën sikur qëndrimet e tij janë të njëjta me ato të profesorit Osman Kadriu, por këtu me rëndësi është emri i analistit, e jo qëndrimi i saktë i tij dhe rasti për të cilin është dhënë ai vlerësim! Kujtojmë që publiku ka nevojë të dijë atë që thotë pala e intervistuar në kontekst të vërtetë, e jo atë që thotë gazetari si mendim personal në këtë rast.

Ligjëruesi universitar, prof.dr. Osman Kadriu ka theksuar kohë më parë për INA se dukuria e tillë është mëse evidente tek spektri politik shqiptar, mirëpo sipas tij, këto politika individualiste nuk janë efektive përballë proceseve tejet të komplikuara. Analistët thonë sedukuria e veprimit individual është si rezultat i mungesës së demokracisë brenda partive politike. (INA)

Tema është mjaftë e qëlluar dhe përkon me situatën aktuale. Mirëpo, gjithnjë duhet kujtuar se faktet dhe mendimet personale të gazetarit asnjëherë nuk duhet të transmetohen si lajm. Në rast se autori ka pasur për qëllim të dëshmojë bajraktarizmin tek partitë opozitare shqiptare, në rregull do të kishte qenë nëse do të kishte grumbulluar qëndrime nga të gjitha partitë dhe t’i krahasonte ato me qëndrimet e njohësve të rrethanave, analistëve dhe ekspertëve, si dhe të vetë qytetarëve. I bërë në këtë mënyrë, teksti nuk e ka vendin te lajmet apo informacioni në gazetarinë profesionale!

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button