BDI: Agjenda reformuese kërkon vepra, jo premtime

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar sot në selinë e BDI-së në Tetovë me Robert De Grot, drejtor shtetëror për bashkëpunim evropian në Ministrinë e Jashtme të Holandës si dhe ambasadorin holandez në Maqedoni, Plomp.

“Në takim u diskutua rreth krizës politike në Maqedoni, zhvillimeve të fundit si dhe për hapat e mëtejmë në drejtim të konsolidimit të shtetit dhe të institucioneve. Ahmeti theksoi që para nesh kemi një agjendë shumë ambicioze reformuese në përputhje me marrëveshjen e Shkupit, prioritetet e Komisionit Evropian, raportit të Pribëse dhe dialogut të lartë paraqesësh sepse të gjitha këto do të mundësojnë reformim të sistemit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme parlamentare. Bashkimi Demokratik për Integrim bën politike autonome në interes të komunitetit shqiptar dhe të shtetit në përputhje me agjendën Euroatlantike dhe nuk është instrument as i VMRO DPMNE-së as i LSDM-së. Ahmeti theksoi që pritjet e komunitetit ndërkombëtar janë vepra dhe jo premtime dhe ne e kemi të qartë këtë qasje dhe po veprojmë në përputhje me pritjet e miqve ndërkombëtar”, njoftojnë nga BDI.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button