Maturanti shkakton aksident, katër vetura të aksidentuara dhe disa të lënduar

Mbrëmë rreth orës 21 në bulevardin Partizanska në Shkup, afër ”Skopje City Mall” një maturant ka shkaktuar aksident në mes katër veturave që vozisnin në drejtim të njejtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Maturanti ka humbur kontrollin në bulevardin ”Partizanska” dhe ka goditur veturën afër saj. Nga kjo fuqi, vetura e maturantit ka goditur edhe 2 veturat tjera.

Në bulevardin ”Partizanska” u shkaktua kaos dhe dëshmitarët thonë se ka disa të lënduar. Rruga është ndaluar për disa minuta. Policia dhe ndihma e shpejtë kanë reaguar me kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button