Ja çfarë biseduan Hajndël dhe Thaçi në takimin e sotëm

­Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë realizoi takim me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Maqedoni, Johanes Hajndël.

“Në takim është biseduar për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-­së për tejkalimin e kësaj situate, si dhe për tema të tjera në interes të përbashkët. Në takim, siç ceket në kumtesë, kryetari i PDSH­-së ka theksuar se shkaktarët e krizës, VMRO-­BDI vazhdojnë me veprimet e tyre të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështjet të cilat ishin pjesë e bisedimeve dhe për të cilat duheshe të arrihet konsensus në mes të katër partive më të mëdha politike në vend, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të SHBA dhe BE. Thaçi gjithashtu ka cekur se për PDSH-­në dhe shqiptarët, kjo sjellje është e papranueshme, thellon krizën politike dhe ngulfat perspektivën euroatlantike të vendit. Thaçi më tej, vlerësoi se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfillte dhe implementimi i zgjidhjeve që dalin nga ky proces me ndërmjetësim dhe garanca të faktorit ndërkombëtarë, me theks të veçantë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, theksohet në kumtesë. Kryetari i PDSH-­së, Menduh Thaçi e ka siguruar Hajndëlin se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro­atlantike të vendit dhe se do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë në Maqedoni, thuhet në fund të kumtesës”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button