Kështu do të vishen të gjithë shqiptarët në ndeshjen Shqipëri-Zvicër më 11 qershor? (FOTO)

Na ndajnë vetëm pak ditë nga fillimi i Kampionatit Europian Francë 2016, ndërsa të gjithë shqiptarët po bëhen gati për të ndjekur skuadrën e tyre për herë të parë në historinë e një kampionati europian. Ndeshja që pritet me shumë emocion është ajo Shqipëri – Zvicër, e cila i ka të ndara më dysh zemrat kombëtare – ato që do të jenë tifoze të Zvicrës (skuadra në të cilën luajnë shumë shqiptarë) dhe ato që do të jenë tifozë të Kombëtares Shqiptare, shkruan revista “Class“.

Në dallim nga të gjithë, modelja e njohur Afrona Dika, bashkëshortja e këngëtarit Blero Muharremi, e cila ka menduar një gjetje të veҫantë. Shqiptarja nga Maqedonia, me sa duket e ka pasur të vështirë të zgjedhë një fanellë për ekipin e saj… këtë të fundit e ka të vështirë.

Ndaj ka bërë një zgjedhje tjetër. Një fanellë për të dy kombëtaret. Afrona ka zgjedhur ngjyrën e kuqe, ngjyrën simbol të dy kombeve, dhe në njërën anë ka vizatuar shqiponjën, ndërsa në tjetrën kryqin e bardhë zviceran. Kështu, Afrona jep mbështetjen e saj për futbollistët e Kombëtares Shqiptare, por edhe për futbollistët shqiptarë që luajnë me Zvicrën, me të cilën kombëtarja e Shqipërisë do të përballet më 11 qershor. Kuqezinjtë ndodhen në grupin A me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.

8f17ffbedf82e8961ebba1e9c85e2ef8

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button